Një kryetare e një bashkie në Francë është arestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesë iu zbuluan 70 kg kanabis.

Në pranga ra kryebashkiakja e Avallon Jamilah Habsaoui, dy vëllezërit e saj si dhe 4 persona të tjerë të cilët u dërguan në paraburgim. 

Mediat e huaja shkruajnë se operacioni kundër trafikut të drogës kishte nisur të dielën nga një grup operacional në Avallon. 

Në disa prej lokacioneve ku janë ushtruar kontrolle u sekuestruan 983 gramë kokainë, 7 000 euro kesh dhe rreth 20 shufra ari.

46 vjeçarja u zgjodh kryebashkiake në mars të vitit 2021 pasi kishte qenë më parë këshilltare në bashki. Përveç shtëpisë së saj, u kryen operacione edhe vendi i saj i punës si dhe në një farmaci. 

Avallon, i cili ka 6000 banorë, është një nga dy nënprefekturat e Yonne, e përfshirë në parkun natyror rajonal Morvan.