Është konfirmuar vetëm këtë fundjavë lidhja e Rudina Dembacajt me ish-deputetin Mark Frroku. Për aktoren tashmë ka nisur një periudhë e re në jetën e saj. Pas suksesit me emisionin që drejton, me ndihmën e të dashurit të saj, tashmë po provon veten edhe si bizneswomen. Gjatë promovimit të restorantit të saj, Dembacaj falënderoi publikisht Markun për ndihmën që i ka dhënë.

Nga ana tjetër, jeta vijon krejt normalisht për ish-bashkëshortin e saj, Aleksandrin. Në rrjetet sociale ai ka larguar tashmë të gjitha fotot që kishte me Rudinën, duke lënë vetëm ato ku është me vajzën e tyre. Fundjava për Aleksandrin ka qenë krejt e qetë. Ai ka zgjedhur të kalojë kohë me vogëlushen e tij, duke postuar video ku shihet Viktoria gjatë drekës me babain e saj. Kujtojmë se ish-bashkëshorti i aktores u bë i njohur falë postimeve të shumta që ajo ndante me fansat.