Ushtria izraelite thotë se ka filluar “operacione të gjera tokësore” në të gjithë Gazën, teksa lëshoi një urdhër evakuimi të dielën në mbrëmje për disa zona, duke i paralajmëruar se do të përballen me sulme.
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) nisën sulme ajrore në vende të caktuara, përfshirë një spital në veri të Gazës, të dielën, si pjesë e një ofensive të re të quajtur Operacioni “Qerrja e Gideonit”.
Izraeli thotë se synon të lirojë pengjet e mbajtura në Gaza dhe të mposhtë Hamasin, raporton BBC.