Një fëmijë  6- vjeçar nga Nju Jorku i ka shkruar presidentit Obama një letër. Aleksi i ofron një vend në familjen e tij sirianit, Omran Daqnesh, që u bë simboli i tragjedisë siriane. Fotot dhe videot e së cilit u përhapën me shpejtësi në internet me qëllim që t’i tregohej botës çfarë po vuajnë sirianët.

Vogëlushi  e shkroi letrën pikësrisht pasi pa fotografinë e përgjakur të Omran Daqnesh.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka konfirmuar se Aleks është djalë i dy prindërve shqiptarë.

5- vjecari tërhoqi dhe vëmendjen e vogëlushit, Aleks, i cili është i gatshëm t’i ofrojë një shtëpi me anë të kësaj letre. Letra mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, e cila e bëri publike.

“I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin, që e morën me ambulancë në Siri?”
“A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace. Do i sigurojmë atij një familje dhe do e konsiderojmë si vëllain tonë”- ka shkruar vogëlushi 6-vjeçar.

Presidenti i SHBA i citoi fjalët e Aleksit në Universitetin e Kombeve të Bashkuara gjatë krizës së refugjatëve këtë javë, para se Shtëpia e Bardhë të filmonte vetë Aleksin duke i lexuar.

“Duhet të jemi të gjithë kështu si Aleksi. Imagjinoni si do ishte bota nëse do ishim të gjithë kështu si ky fëmijë. Imagjinoni dhimbjen që mund të lehtësonim dhe jetët që mund të shpëtonim.” Videoja është shpërndarë më shumë se 60 000 herë në Facebook