Vin Diesel është ndër aktorët më të njohur e të dashur të kinematografisë amerikane.

Së fundmi ai ka dhënë një mesazh për muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Ramazani, për të cilin jam krenar.. vëllai im do të agjërojë Ramazanin, edhe unë mund të ndikohem nga kjo. Koncepti i Ramazanit është i fuqishëm dhe mbase do të jetë mirë që të gjithë do të jenë në gjendje që ta përjetojnë në jetë këtë lloj disipline për kaq gjatë. Ramazani mund të shërojë dhe rimbushë bateritë”, dëgjohet të thotë ylli i Hollywoodi-it në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale. 

“Unë do të tentoj ta bëj vëllain tim të mbajë Ramazan bashkë me mua”, thotë shoku i tij.