Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të pushojë këtë fundjavë vjeshte dhe ta kalojë atë në veriun e bukur të Shqipërisë.

Shefi i qeverisë e vlerëson Shqipërinë me 5 yje, teksa publikon këto dy foto nga darka dhe mëngjesi tradicional shqiptar që ka shijuar në Malësinë e Madhe.

“Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mëngjes në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”, shkruan Rama në “Facebook”.