SHBA, 21 prill 2013 – Mila Kunis është femra të cilën të gjithë amerikanët do të donin ta kishin në shtratin e tyre.

Ky fakt është zbuluar së fundmi nga revista “Details”, sipas të cilës, e dashura e Ashton Kutcher, zë vendin e parë në ëndërrimet e meshkujve amerikanë.

Pas saj, në renditjen e “Details” është modelja Kate Upton si edhe aktorja Jennifer Laurence, fituese e çmimit Oscar. Pesëshja e parë mbyllet me emra të njohur aktoresh si Jessica Alba dhe Megan Fox.

Ndërkohë një nga femrat që nuk preferohet aspak nga meshkujt sipas “Details” është Eva Mendes.