Banorja tjetër që pritet t`i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”, është këngëtarja, Beatrix Ramosaj.

Për shkak se ajo u infektua me Covid-19, nuk mund të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri më herët.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes postimeve në rrjete sociale ku ka treguar se është duke u rehabilituar nga virusi.

Ndërkohë një postim i Beatrix ka shtuar akoma më shumë dyshimet, ku ka postuar vëllanë e saj në story dhe tregon se do i mungojë akoma më shumë.