MEKSIKE– Ajo quhet Alejandrina Gisselle Guzman Salazar dhe është 31 vjeçe. Alejandrina është vajza e bosit më të madh të drogës, shefit të kartelit famëkeq Sinaloa, Meksikë. Babai i saj është Guzman Loera, i njohur me pseudonimin “El Chapo” dhe mendohet se zotëron një pasuri prej rreth 1 billion dollarë.

Alejandrina u arrestua kohë më parë nga autoritetet amerikane për fshehje të pasurisë së bërë nëpërmjet trafiqeve ilegale. Ajo dyshohet se po pastron paratë e fituara nga familja e saj nëpërmjet trafikut të drogës. Pas ndalimit gjykata vendosi lirimin e saj dhe rikthimin në Meksikë, ku pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj.