Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare më të komentuar për veshjen e saj.
Paparacët e kanë ”zënë mat” Ritën sa e sa herë me veshje që shpeshherë kanë treguar më shumë se ç’duhet. Këtë herë ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto me reçipeta. Në fakt ajo po i bën reklamë të brendshmeve të kompanisë Tezenis, të cilat do të jenë shumë shpejt në treg.
Ndërkohë Rita Ora është gjithashtu imazh i markës së njohur gjermane të veshjeve sportive, Adidas.





