Koha evoluon dhe njeriu bashkë me të. Pas shumë e shumë vitesh ndoshta fizionomia e njeriut nuk do të jetë më kjo e sotmja.

The Sun na tregon se si do të jetë njeriu pas 3000 vjetësh, bazuar në parashikimet e ekspertëve të anatomisë.

Për 1000 vjet, njeriu do jetë më i madh falë një ushqimi me të mirë dhe përparimeve në mjekësi. Ky fenomen në fakt nuk është i ri. Sipas specialistëve, sot amerikani mesatar është 2,5 centimetra më i gjatë se në vitet ’60. Zorrët do jenë më të shkurtra për të shmangur përthithjen e sheqernave dhe yndyrnave gjë e cila parandalon obezitetin.

Nga ana tjetër, krahët dhe duart do jenë më të gjata. Edhe gishtat do jenë më të stërzgjatur në mënyrë që të përdorin më mirë tastierat apo ekranet me prekje.

Për shkak të teknolongjive që do të jenë të disponueshme dhe do të bëjnë punën e njeriut, truri ynë do jetë më i vogël, sytë do jenë më të mëdhenj, ndërsa goja me e vogël. Pjesa me e madhe e komunikimit nuk do behet me ne mënyrë verbale, por me shprehi te fytyrës dhe lëvizje të syve.

Nuk do ketë me as buzëqeshje alla Julia Roberts, njeriu i se ardhmes do jetë thuajse pa dhëmbë për shkak të një ushqimi gjithnjë e më pak të fort. Ushqimi do jetë në formë te lëngshme ose me pilula, çka nuk do kërkojë shume përtypje.

Se fundmi, ajo që mund t’i trondisë akoma me shume femrat është fytyra me më tepër rrudha, me pak flokë dhe një qafe e shkurtër.

E kush ka thënë se do jetojmë në një epoke të mrekullueshme?