Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama pas përfundimit të mandatit të tij, ka marrë një periudhë pushimesh që duket se po i kalon më së miri. Ai dhe Michelle e kanë kaluar ditën e të dashuruarve në një plazh.
Ish-zonja e parë ka postuar në rrjetin social Instagram, një foto ku tregon këmbët e saj dhe të bashkëshortit, në plazh. “Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime”,- shkruan ajo përbri fotos.
Nga ana e tij, Barack Obama përgjigjet në Twitter: “Gëzuar Shën Valentinin! 28 vjet me ty dhe gjithmonë më duket si dita e parë”.
Ish-presidenti e shoqëron urimin e tij me një foto të realizuar vitin e shkuar në Shtëpinë e Bardhë.
Ja si e uruan Shën Valentinin Barack dhe Michelle Obama (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kërkimet në Google për yllin spanjoll, Yamal, u rritën 448% pas golit të parë
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, katër të plagosur, nisen drejt Traumës
Trajneri i Ganës ironizon pas pretendimeve për një penallti: ‘Arbitrat e VAR shkuan për kafe’
SHBA: Rreth 20 milionë fuçi naftë kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit





