10 gusht 2015 – Gjatë ndeshjes në Ligën e Kampioneve të Afrikës, mes Moghreb Tetouan-it dhe Al Hailal Omdurman-it, të cilën skuadra e Moghreb e fitoi me rezultatin 1-0 ndodhi diçka qesharake.

Një lojtar i Al Hilal-it, u dëmtua, dhe me shpejtësi të madhe erdhi stafi mjekësor për ta larguar. Por lojtari kishte dhimbje të mëdha, e stafi mjekësor donte ta largonin më shpejtësi duke sjellë edhe rrëzimin e tij. Më pas futbollisti i dëmtuar u largua nga shokët e skuadrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/