Gratë shtatzëna mund të nxisin inteligjencën e fëmijës duke konsumuar më shumë fruta. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Alberta-s, Kanada.

Kërkuesit zbuluan se sa më shumë fruta të konsumonin nënat e ardhshme çdo ditë, aq më e lartë ishte aftësia e të menduarit të fëmijëve. Nisur nga fakti se acidet Omega-3 të peshkut rrisin inteligjencën, shkencëtarët kërkuan të dinin nëse e njëjta gjë ndodhte me frutat.

Studimi ka nxitur debat sepse sasia e madhe e frutave mund të sjellë mbipeshë dhe diabet tek fëmijët, por kërkuesit këmbëngulin se kërkimi është kryer me sasi jo tepër të mëdha frutash, që nuk përbëjnë rrezik.