KOSOVE– Fillojnë zyrtarisht festimet në Prishtinën zyrtare për 5 vjetorin e Pavarësisë. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së vendit kanë zhvilluar homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të rënë për liri, duke përfunduar me homazhe pranë varrit të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ku kanë vënë dhe kurora lulesh.

Forcat e sigurisë së Kosovës do tq zhvillojnë parakalimin në këtë ditë të shënuar për shtetin kosovar.  Në këtë aktivitet përshëndetën Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zëvendës ambasadorja e SHBA në Prishtinë, kryeministri, Hashim Thaçi.

Sipas presidentes Jahjaga, Kosova, shtet sovran dhe i pavarur, sot feston 5 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndaj qytetarët meritojnë një jetë me dinjitet, të jetojnë të lirë si gjithë kombet e tjera.