Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash Sula ti bashkohet PS-së pas distancimit nga PD.

Rama tha se PS është një shtëpi e hapur për të gjithë dhe Sula mund të bashkohet, teksa shton me ironi se fillimisht ai duhet të dezinfektohet se ka qënë në kënetë. 

Rama: Nesër që mileti demokrat del nga këneta se thahet, mund të kërkojnë alternativësn e tyre. PS është një shtëpi e hapur, këtu ne jemi të hapur edhe për blunë. Nuk jemi këtu për të mbyllur derën. Përveç salamandrave të kënetës dhe salamandrave. Dash Sula mund të hyjë në proces se mbase një ditëvjen dhe Dash Sula por si fillim duhet të dezinfektohet, duhet të heqi gjithë morrat e kënetës.