Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kërcënuar me jetë. Kjo nuk është hera e parë që Trump kërcënohet me jetën, por kësaj here kërcënimi vjen nga një emigrant i paligjshëm, i cili është shprehur se do e vrasë atë.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Gjatë një deklaratë publike, ajo sqaron se kërcënimi ka ardhur përmes një letre të shkruar me dorë.

Ramon Morales Reyes, 54 vjeç, është një emigrant i paligjshëm në SHBA, me origjinë nga Meksika. Në letër ai zotohet se do të largohet vetë nga SHBA, por jo pa vrarë fillimisht Donald Trump.

“Ne jemi të lodhur nga ky president që ngatërrohet me ne meksikanët. Ne kemi bërë më shumë për këtë shtet se sa ju njerëz të bardhë. Ju keni deportuar familjen time dhe mendoj se është koha që Donald J. Trump të marrë atë që i takon. Unë do të deportohem vetë në Meksikë, por jo pa e përdorur armën (30 yard) për të qëlluar presidentin tuaj të çmuar në kokë,” ka shkruar emigranti. 

Noem gjithashtu u konfirmoi se falë oficerëve të ICE-së, ky i huaj i paligjshëm që kërcënoi të vriste Presidentin Trump është pas hekurave. Ky kërcënim vjen jo më shumë se një vit pasi Presidenti Trump u qëllua në Butler të Pensilvanisë dhe më pak se dy javë pasi ish-drejtori i FBI-së Comey bëri thirrje për vrasjen e Presidentit.

“Të gjithë politikanët dhe anëtarët e medias duhet t’i kushtojnë vëmendje këtyre përpjekjeve të përsëritura ndaj jetës së Presidentit Trump dhe të ulin retorikën e tyre. Unë do të vazhdoj të marr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e Presidentit Trump,” tha ajo.

Jemi të lodhur nga ky president"/ Trump kërcënohet me