Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha dorëheqjen në formë protestë kundër ndryshimeve në ekipin e komunikimit.
Sipas mediave amerikane, Spicer la detyrën pasi nuk ishte dakord me emrin e zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për postin e drejtorit të ri të komunikimit.
Anthony Scaramucci, një financier i njohur i “Wall Street” është përzgjedhur për rolin që Sean Spicer kryente pjesërisht.
“New York Times” raporton se Spicer kundërshtoi mjaft zëshëm emërimin e Scaramuccit, të cilin e cilësoi një gabim shumë të madh. Mediat amerikane gjithashtu raportojnë se pas dhënies së dorëheqjes, vetë presidenti Trump i kërkoi Spicer të qëndrojë, por ai nuk pranoi.
Sean Spicer dhe konferenca e tij për shtyp u bënë mjaft të famshme në SHBA për vetë karakterin mjaft shoqëror të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos për sikletin që ai shfaqte mjaft qartë kur i duhej të sqaronte deklaratat kontradiktore apo mesazhet në “Twitter” të shefit të tij.
Javët e fundit, Spicer ishte tërhequr nga objektivi i kamerave dhe flitej për një largim të mundshëm të tij, por kurrsesi në këtë formë.
Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Po nëse Rama vijon me Manastirliun për Tiranën?” Braçe: Nuk tërhiqem, është detyrim statutor që të bëhen zgjedhje të brendshme
“Kujdes me Territorialen”, Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive
Të huajt duhet të paguajnë shërbimin shëndetësor, nis aplikimi në qendrat verore
“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin në gjyqin me dyer të mbyllura, ish-deputetja: Ç’problem ka? Ashtu t’më thonë të gjithë





