Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në në fshatin Olimpik në Tokio. Një sportist nga delegacioni i Ugandës është zhdukur pak ditë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike.

Julius Sekitoleko nuk është paraqitur t’i nënshtrohet testi për COVID-19.  Peshëngritësi pjesë e ekipit afrikan ishte në Izumisano, një qytet në provincën e Osaka, ku ai ishte pjesë tjetër e ekipit, por autoritetet lokale thanë se ai ishte zhdukur.

Rasti ngre shqetësim në zonë, sepse kontaktet dhe lëvizjet e sportistëve të huaj janë të kufizuara dhe monitorohen vazhdimisht përmes një aplikacioni. Por sportisti nga Uganda ka humbur nga vëmendja e tyre dhe deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Në shënimin e gjetur në dhomën e tij të hotelit, thuhet se ai është gati për të punuar në Japoni dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej në Uganda, sepse jeta atje është e vështirë.

Incidenti ndodhi pasi ai u shpall i papërshtatshëm për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në kategorinë 67 kilogramë. Ai pritej të kthehej në shtëpi në fillim të javës së ardhshme.