15 persona janë arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak të një mashtrimi të madh. Ky mashtrim konsiderohet një nga mashtrimet më të mëdha në histori, pasi shumë familje u shkatërruan.
Kjo bandë nga Pakistani hakonte llogaritë bankare të familjeve britanike, pasi i telefonin këto familje duke u prezantuar si punonjës banke.
Me paratë që kjo bandë merrte nga këto familje, bënin një jetë super luksoze me makina të shtrenjta, por jo vetëm kaq, kreri i grupit të kësaj bande me këto para bëri një dasmë përrallore duke blerë më pas edhe prona private.
Për sa i përket shumës totale që ata vodhën së bashku është pothuajse 113 milionë paund. Gjykata për kreun e bandës që shkatërroi shumë familje britaneze dha dënim 11 vite burg.





