Aktori i njohur, Johnny Depp do të vizitojë Ballkanin ditën e sotme.

Ai rikthet sërish në Serbi, pas vizitës së parë në 1992-in, për të marrë pjesë në premierën e serialit të tij të animuar të prodhuar në Serbi “Pafini”, prodhuar nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic.

Deep do të kalojë vetëm 24 orë në Beograd ku parashikohet të ketë edhe një agjendë super të ngjeshur.

Në mesin e shumë gjërave, Depp do të ketë edhe një konferencë për mediat, më pas do të ketë një turne në studion e “Archangel Studi”.

Ndërsa në fund, sipas mediave serbe, aktori do të ketë një darkë private me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.