Në një intervistë të fundit për The Guardian, Angelina Jolie rrëfeu se asaj dikur iu desh të “shpëtonte” prej Harvey Weinstein, në fillimet e saj, pasi ai e ngacmoi. Përdhunuesi i dënuar Harvey Weinstein ka reaguar për këtë deklaratë, duke thënë se nuk e ka sulmuar kurrë Angelina Jolie-n.
“Nuk pati kurrë një sulm dhe as një përpjekje për të sulmuar,” –tha në një deklaratë për TMZ, Weinstein, i cili aktualisht po vuan një dënim 23-vjeçar për përdhunim dhe dhunë. “Është një publicitet i pavërtetë, vetëm për klikime. Ti je Angelina Jolie, çdo mashkull dhe femër në botë, jam i sigurt, tregon interes për ty. A po të sulmon e gjithë bota? Është shumë e qartë për mua se kjo është bërë për të sjellë më shumë shitje për librin e Angelina-s.”
Në intervistë, Jolie thotë se ajo i tregoi burrit të saj të parë, Jonny Lee Miller, për incidentin e pretenduar.
“Unë qëndrova larg dhe i paralajmërova njerëzit për të. Mbaj mend që i thashë Jonny -t, bashkëshortit tim të parë, i cili u tregua i mrekullueshëm, që t’ua përhapë fjalën djemve të tjerë – mos i lini vajzat të shkojnë vetëm me të,” tha Jolie.
Pretendimet e Jolie për Weinstein dolën ndërsa ajo po diskutonte problemet e vazhdueshme që kishte me ish-burrin e saj, Brad Pitt, që çuan në fundin e martesës së tyre. Ajo pretendoi se Pitt i kërkoi Weinstein të ishte producent në filmin e tij “Killing Them Softly “.