Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar paraqitjen e Erion Veliajt sot në SPAK, është shprehur se ai nuk mund të fshihet më pas gishtit dhe do të përgjigjet dhe të sqarojë përpara prokurorëve të SPAK, rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Ish-kryetare e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, dy vite më parë, Tabaku thotë se Veliaj u paraqit si një nga dëshmitarët e shumtë të aferës korruptive të 430 mln eurove e nën betim, ku mohoi dhe gënjeu mbi rolin e tij. Por e vërteta ndonëse vonon, kurrësesi nuk harron.

Gjithashtu, Tabaku shprehet: “të mendosh që firma e tij e hedhur për një procedurë të pamiratuar nga Këshilli Bashkiak sikundër dhe angazhimi tij financiar për një projekt me vlerë 90 mln euro, që nuk i kishte buxheti dhe nuk qenë miratuar në KB, është vetëm maja e ajsbergut të instalacionit të korrupsionit”.