Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Milano.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Topalli thotë se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë forca dhe energjia, që do ta sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Milano, faleminderit! Më 9 shkurt, diaspora shqiptare në Milano u bashku për një takim të shkëlqyeshëm! Ju, që keni mbajtur gjallë shpirtin shqiptar larg atdheut, jeni forca dhe energjia që mund të sjellë ndryshimin”, shkruan Topalli.