Duke kujtuar se data katër mars është afati i fundit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit.

Në podcastin “Flasim” të kësaj të shtune, ku të ftuar kishte një shqiptar që ka emigruar në Greqi, Rama foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parlamentare.

“Shqiptarët në Greqi, Itali apo kudo tjetër, janë dëshmitarë të transformimit të bërë”, u shpreh kryeministri.