Duket se këtë radhë e ka kërkuar vetë këtë gjë. Justin Bieber është ngatërruar me këngëtarin Post Malone. Bieber i fiku cigaren në krah Malones, ndërkohë që ky i fundit e kapi prej fyti.

I gjithë incidenti ka ndodhur në një lokal nate në Hjuston të Shteteve të Bashkuara dhe nuk u ka shpëtuar aparateve fotografikë të personave të pranishëm.

Por asnjëri prej këngëtarëve, nuk ka folur për incidentin në fjalë, përkundrazi që të dy ata kanë vazhduar të bashkëpunojnë në turin e koncerteve në SHBA.