Me kualifikimin në Champions League thuajse në kasafortë dhe një vend të garantuar tashmë në Botërorin e ardhshëm të Klubeve, “Zonja e Vjetër” kërkon përforcime, sidomos në mesfushë ku pati problemet më të mëdha këtë sezon, të ndikuara nga skualifikimi i Pogbas dhe dyshimet që lidhen për rinovimin e Rabiot .

Për këtë arsye drejtori Giuntoli po mendon për dy lëvizje cilësore dhe përveç Koopmeniers, për të cilin bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të vendosnin në tavolinë edhe Dean Huijsen, në sy të tyre janë edhe Lewis Ferguson dhe mbi të gjitha Leon Goretzka, i cili mund të largohen nga Bayern në verë.

Mesfushori 29-vjeçar, pas Kampionatit Evropian mund të largohet nga Byaner edhe pse kontrata përfundon në vitin 2026.

Në Bayern ka një ajër revolucioni dhe konkurrence nga Pavlovic mund ta shtyjë diku tjetër Goretzka, i cili hapi dyert për lamtumirën e tij në një intervistë të fundit.

Sipas asaj që shkruan Bild, Goretzka do ta konsideronte të mbyllur aventurën e tij me Bayernin dhe do të priste thirrjen e duhur: prioriteti i tij do të ishte Premier League (Chelsea, Manchester United dhe West Ham), por Juve është një ide magjepsëse ashtu siç është për të luajtur Kupën e Botës për Klube.

Klubi i Juventusit po studion fizibilitetin e operacionit (i cili do të ishte shumë i shtrenjtë sepse gjermani fiton 17 milionë euro bruto në vit) dhe, siç zbulohet nga gazeta në 14 shkurt, skautët e Juventusit ishin në tribunat e Olimpico në Romë për ta vëzhguar atë nga afër gjatë ndeshjes së Champions kundër Lazios.