Juventus fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Fiorentinës, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm.

Pjesa e parë foli totalisht për “Zonjën e Vjetër”. Ekipi i drejtuar nga Max Allegri realizoi në minutën e 21-të, falë Gattit. Skuadra torineze, për t’u përmendur fakti është se shënoi edhe 3 herë të tjera brenda fraksionit, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje (Vlahovic x2, McKennie).
Mysafirët nga Fiorentina krijuan pak, duke u shfaqur rrallë në portën kundërshtare, përveç ndonjë rasti sporadik.

Në pjesën e dytë, për Juven mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të shkuar në kuotën e 62 pikëve në vendin e 3-të.