Juventusi është shpallur matematikisht fitues i kampionatit italian, pas fitores 3-0, të arritur ndaj Crotones, duke marrë trofeun e dytë sezonal, pas kupës së Italisë, fituar në mesjavë në finalen ndaj Lazio-s.
Mandzukic dhe Dybala shënuan në pjesën e parë dhe mbyllën llogaritë me Crotonen, e cila vinte me pretendimin për të marrë pikë në Torino, ndërsa Alex Sandro shënoi golin final. Kështu bardhezinjtë fitojnë për herë të gjashtë radhazi titullin kampion të Italisë dhe për herë të 33-të në total.
Milani ka arritur të sigurojë vendin e gjashtë të renditjes në Serinë A, çka i bën kuqezinjtë pjesëmarrës në turin paraeliminator të Europa League. Djemtë e Montellës mposhtën me rezultatin 2-0, Bolognën, me gola të shënuar nga Deulofeu, Honda dhe Lapadula, në 20 minutat e fundit të takimit.
Genoa arriti të mposhtë 2-1 Torinon dhe të sigurojë mbijetesën në Serinë A, një javë nga fundi i kampionatit, ndërsa Sassuolo mposhti me rezultat tenistik 6-2, Cagliarin.
Gara e vetme që ka mbetur për javën e fundit të Serisë A, është ajo e mbijetesës, mes Empolit dhe Crotones. Të dy ekipet humbën sot, ndërsa në javën e fundit, Crotone do të presë Lazion dhe Empoli do të përballet me Palermon e rënë tashmë në Serinë B.
Juventus kampion, Milan siguron Europën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet
6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë
Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’/ Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin
7 këshilla për të pasur dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm





