Ndeshja e së hënës në Premier League, Tottenham-Chelsea, ishte mundësia për drejtorin sportiv Giuntoli-n dhe Manna-n për të parë mesfushorin danez Pierre-Emile Højbjerg, tashmë jashtë formacionit të Postecoglu, i cili preferon në qendër Sarr-Bissouma.

Kur Højbjerg është thirrur në apel, i është dashur të luaj si mbrojtës, në mënyrën e çmendur në të cilën trajneri i Tottenham trajtoi inferioritetin e dyfishtë numerik kundër Chelsea-t.

Kjo ndeshje nuk ishte zgjidhja më e mirë për të vlerësuar një lojtar, megjithatë Juventusi i njeh mirë cilësitë e danezit.

Tottenhami është i prirur ta shesë atë, por jo në formë huazimi. Kjo është pika që bllokon negociatat.

Højbjerg nuk ishte qëllimi i vetëm i vizitës së bardhezinjtë në Londër. Turneu i drejtuesve të Juventusit u përdor kryesisht për t’u takuar me agjentë të ndryshëm, si ai i Fagiolit (i gatshëm për të rinovuar me Locatelli-n) dhe Kalvin Phillips.

Sulmi ndaj futbollistit të City-t ka më shumë shanse për të pasur sukses. Guardiola, ndryshe nga trajneri Southgate që e fut atë si titullar për kombëtaren, mendon pak për të, në të vërtetë shumë pak.

Kjo është arsyeja pse ai është pro huazimit. Ish-lojtari i Leeds është një futbollist që do të ishte shumë i dobishëm në mesfushën e “Zonjës së Vjetër”, e mbetur jetim nga Fagioli dhe Pogba.

Sulmi tjetër që Juventusi po përgatit është Berardi. Anësori i Sassuolo-s është një objektiv i vjetër bardh e zi dhe ideja është ta sjellë atë në Torino që në janar, edhe nëse ardhja e tij do ta detyronte trajnerin Allegri të rishikonte strukturën taktike të ekipit të tij. Një konfigurim që funksionon shumë mirë.