Juventusi po përgatit një plan për të transferuar mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat, i cili është i huazuar te Manchester United, por kjo periudhë do të përfundojë në qershor.

Bardhezinjtë duan të nënshkruajnë me mesfushorë në merkaton e verës dhe ata janë lidhur me emra të shumtë si Teun Koopmeiners dhe Leëis Ferguson. 

Por Amrabat është gjithashtu një emër që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e pëlqejnë.

Drejtori sportiv Cristiano Guintoli thuhet se është një admirues i madh i Amrabat dhe mesfushori ishte gjithashtu i lidhur me Juventusin përpara se të huazohej te United. 

Aktualisht klubi torniez po bën vlerësime sesi do të niste negociatat me Fiorentinën dhe ata do të preferonin një marrëveshje fillestare huazimi. 

Por kjo do të kërkonte që Amrabat të zgjasë marrëveshjen e tij me Fiorentinën, pasi kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2025.

Inline image

Një tjetër opsion mund të jetë një marrëveshje shkëmbimi që do të përfshijë Arthur. Problemi në këtë rast do të ishte paga e Arthur, e cila është shumë e lartë për Fiorentina për ta përballuar.

Për momentin, Amrabat është i interesuar për një lëvizje të Juventusit dhe mbetet për t’u parë se kur dy klubet do të çelin bisedimet.  

Gjithsesi Juve nuk do ta ketë të lehtë, sepse edhe Milan ka shfaqur interes për Amrabat, i cili këtë sezon ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e United.

Djajtë e Kuq që kanë të drejtën e blerjes së karonit të marokenit për 20 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojnë këtë opsion.