Histori dhe pamje të pabesueshme po vazhdojnë të dalin nga fatkeqësia që ka kapluar Turqinë dhe Sirinë nga tërmeti katastrofik.

Në Hatay, Turqi, një djalë 8-vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas rreth 52 orësh.

Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa te nëna e tij që priste, e cila i dha atij një përqafim të ngrohtë.

Mbi 9000 persona është bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.

Zyrtarët thanë më 8 shkurt se 6.234 persona janë konfirmuar se janë vrarë në Turqi dhe 2.470 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.