Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka mbajtur një deklaratë për mediat jashtë parlamentit. Ai e ka quajtur mungesën e zotit Rama një veprim që tregon se ai është i zhytur në vepra të rënda penale. Po ashtu ai ka shtuar se Kryeministri duhet të përgjigjet për tradhtinë e lartë ndaj vendit.

Sipas tij, drejtësia duhet të kishte vepruar tashmë e ta kishte marrë në cilësinë e të pandehurit, pasi kryeministri përmendet 14 herë në padinë e Gjykatën Amerikane.

Luçiano Boçi:  Të gjitha këto veprime tregojnë që Rama është zhytur në vepra penale të rënda. Vepra që lidhen me tradhëtinë kombëtare, me cenimin e imazhit të Shqipërisë, të marrëdhënieve miqësore me Shtetet e Bashkuara, të sulmit të institucioneve të sigurisë  të Shteteve të Bashkuara dhe të përjekjeve të tij për të goditur sistemin politik si dhe pluralizimin në Shqipëri.

Më tej deputeti Boçi ka komentuar edhe qarkullimin e një fotoje të sektretarit të marrëdhënieve me jashtë të Paartisë Demokratike, Enri Ceno me ish-zyrtarin e FBI, McGonigal. Ai ka thënë se kjo foto po përdoret për të sfumuar vëmendjen nga skandali i Kryeministrit Rama duke shtuar se faktet janë se Rama është përmendur 14 herë në padinë e Gjykatës Amerikane.

Luçiano Boçi:  Çështja kryesore është fotoja që zoti Rama ka bërë me McGonigal, si edhe fotot dhe takime që segmente të caktuar të Partisë Socialiste përfaqësues politik të shumë nivevle kanë bërë në vizitat e tij private, apo gjysmë private apo akoma më shumë intime, nuk është çëshjta e një fotoje të bërë para 5 vitesh.

Zhvendosja e ligjërimit mediatik dhe politik në gjëra periferike, tregon se ka një tendencë propagande për të shkëputur vëmendjen nga krimineli kryesor i akuzuar sot nga jo vetëm nga politika shqiptare, por nga Gjykata Amerikane si autori i goditjes së institucioneve, i përpjekjes për të eleminuar opozitën dhe sistemin politk në Shqipëri. Këto gjëra  pastaj janë limonada, le të ekzistojnë në Facebook.

Zoti Ceno ka funksionin e tij simbolik, por ne mund të dalim edhe te “fajin e ka Saliu”, kemi nevojë edhe të qeshim ndodnjëherë në këtë moment dramatik dhe tragjik ku është tradhëtuar vendi, është tradhëtuar sistemi, është goditur Amerika, do gjejmë edhe ndonjë element humori.

Faktet janë që zoti Rama ka paguar 225 mijë dollarë ‘cash në dorë dhe ka pretenduar se është borxh që zoti McGonigal e ka marrë nga ish-oficeri i sigurimit të zotit Nevza, këto janë faktet. Fakti është se Rama përmendet 14 herë në padinë e Gjykatës Amerikane, faktet janë që ka foto të tëra të takimeve të zotit McGonigal me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.

Faktet tregojnë që tradhëtia e opozitës është e fortë, nuk është takimi sporadik i para shumë viteve i një të riu që pretëndon të jetë pjesë në karrirën politike me një përfaqësues të një shteti në momente që marrëdhëniet kanë qenë zyertare. Rama dëshiron të sfumojë skandalin e tij, ai duhet të vendoset para drejtësisë. Drejtësia tashmë duhet të kishte vepruar, Rama duhet të ishte i pandehur dhe të mos dali me thirrje në Twitter, ku thotë; “kjo nuk ka lidhje me ne”.

14 herë nuk është përmendur emri i zotit Ceno aty, por është përmendur: emër, mbiemër, funksion, Kryministri shqiptar Edi Rama. Këtu duhet të qendrojë, media, opinioni publik dhe politika, ne nuk do e lëmë me kaq, kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, janë marrë 43 firma nga grupi i deputetëve, vazhdon marrja e firmave. Ne do e nxjerrim nga vrima ku është futur, të dali para komisionit të hetohet plotësisht dhe të japë përgjigjet e tij për aktin e tradhëtisë së lartë.