Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja teksa po tregonte në lidhje me vendimet e qeverisë u pyet edhe për kallëzimet për kryebashkiakët, ku tha se nuk mund të bëjë faktet publike.

Gjithashtu ai theksoi se janë mbi 355 ankesa dhe se hetimet vijojnë dhe sapo të ketë rezultate do të bëhen publike.

S’mund të bëj publike asnjë fakt. Hetimi administrativ ka rregulla. Njësia antikorrupison ka në trajtim mbi 355 ankesa apo raste të denoncuara, jo thjesht për kryebashkiakë, por për një seri institucionesh ka kallëzime të depozituara, hetimet vijojnë dhe sapo të kemi rezultate do ti bëjmë publike.”, tha Manja.