Zbardhen detaje te reja nga hetimet lidhur me vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij ne Balldren.
25-vjeçari kishte marrë një plumb në ballë, e po ashtu kishte gërvishtje në dorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se plumbi ishte ne pozicion që nuk mund te shtinte pasagjeri.
Nga disa kamera sigurie është parë para ngjarjes i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jetë vetëvrasje.
Po ashtu familjarët nuk kane deklaruar qe i riu mund të ketë patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni.
I riu punonte si kamarier ne zonën e Balldrenit. Dyshimet mbi vetëvrasjen e Romario Brungës janë shtuar pas hetimeve të komunikimeve të fundit të të riut.
Nga hetimet ka rezultuar se personi i fundit që ka komunikuar 25 vjeçari ka qenë shoku i tij i ngushtë.
Brunga e ka telefonuar shokun e tij të ngushtë duke iu shprehur ‘kam një hall shumë të madh’.
Më pas pasi ka mbyllur telefonin dhe pasi shoku i tij e ka marrë disa herë ai nuk e ka hapur telefonin.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë kur ka dalë nga puna deri në vendin ky dyshohet se ka vrarë veten 25 vjeçari ka qenë gjithë kohës duke folur në telefon dhe i vetëm.
Të gjithë këto detaje kanë përforcuar dyshimet e policisë së Lezhës se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.