Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një kamion u përplas me një automjet duke lënë pas dy të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Sovjan, ku kamioni me targa KO 7579 B është përplasur me një makinë të tipit “Benz” me targa AA 722 NA.
Kamioni drejtohej nga shtetasi me iniciale I.S., 50 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





