13shtator 2015 – Federata Shqiptare e Qitjes merr pjesë për herë të parë në histori në një kampionat botërori në disiplinën e qitjes me pjatel. Presidenti i Federatës Shqiptare, Stefan Rrufa, konfirmoi përfaqësimin me një sportist në veprimtarinë që do të zhvillohet në Lonato, Brescia të Italisë, nga data 9, deri më 18 shtator 2015. Por, 45-vjeçari Dodë Gjoka ka publikuar disa foto, ku flamuri me të cilin përfaqësohet ekipi shqiptar është me yll, ashtu siç ka qenë në vitet e diktaturës 1945-1992.

“Kur e pashë flamurin me stemën e komunizmit të them të vërtetën u ndjeva “i fyer”, thotë 45-vjeçari për News 24. Nuk dihet nëse ky është një lapsus apo e qëllimshme, gjithsesi zyrtarisht flamuri shqiptar është pa yll që prej vitit 1992.

/portali DurresLajm/