Teksa po shëtiste me qentë e saj përgjatë bregdetit skocez, një vajzë dalloi kandilin gjigant që kishte dalë në breg.

Me përmasa gati një metër katror, kafsha detare gjendet zakonisht në detin irlandez.

Fiona McGarva, anëtare e D&G Eco Warriors, vuri re krijesën me dhëmbë ndërsa po ecte me qentë e saj, të hënën e 19 korrikut.

Ishte ora 6.30 të mëngjesit. Rryma ishte e mirë dhe kishte disa kandilë deti përreth, gjë që nuk është asgjë e pazakontë. Unë kam parë shumë kandilë të mëdhenj më parë, si në plazhet Prestwick dhe Ayr, por ky ishte më mbresëlënësi”, tha Fiona.

Me peshë deri në 25 kilogram, këta kandila deti shihen shpesh përgjatë vijave bregdetare midis muajve maj dhe qershor.
Ndërsa pickimi i tyre jep ndjesi djegieje, zakonisht nuk janë vdekjeprurës.