Mbrojtësi i suspenduar i Manchester Cityt, Benjamin Mendy ka zënë vendin e tij në bankën e të akuzuarve për t’u gjykuar në Gjykatën e Chester Croën në Angli për tetë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur midis viteve 2018 dhe 2021.

Gjyqi i Mendyt pritet të zgjasë përafërsisht 15 javë, me tetë burra dhe gjashtë gra që janë përzgjedhur tashmë si juri.

Sipas The Athletic, deri në pesë nga shokët e skuadrës së Mendyt në Manchester City – nga e kaluara dhe e tashmja – mund të thirren si dëshmitarë.

Jack Grealish, Riyad Mahrez, Kyle Walker, Raheem Sterling dhe John Stones të gjithë mund të jenë të pranishëm në gjyq.

Sipas Daily Mail, anëtarët e jurisë u pyetën nëse kishin ndonjë marrëdhënie me lojtarët që luanin së bashku me Mendyn te City.

Me çfarë dënimi mund të përballet Benjamin Mendy?

Dënimi me të cilin mund të përballet Benjamin Mendy mund të variojë nga pesë deri në 20 vjet burg, por nuk mund të përjashtohet një dënim i përjetshëm.

Mendy, i cili iu bashkua Manchester Cityt nga Monaco në vitin 2017, u deklarua i pafajshëm për nëntë akuza të veprave seksuale.

Ai u pezullua nga “Qytetarët” pasi policia e akuzoi atë më 26 gusht të vitit 2021.