Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 26 vjeç dhe R. S., 22 vjeç (vëllezër), si dhe u procedua penalisht shtetasi K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.