Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka kanosur me hanxhar vëllain e tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në Vlorë në ambientet e banesës, ku shtetasi Gazmend Merkaj kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë.

Efektivët e policisë bënë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e 39-vjeçarit , duke parandaluar kështu përshkallëzimin e konfliktit.

“Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.