Megjithëse pa përfunduar ende divorcin nga gruaja e tij e gjashtë vjetëve Kim Kardashian, reperi Kanye West është fotografuar me supermodelen Irina Shayk në një udhëtim pushimesh romantike në Francë.

Në fotot e publikuara nga e përditshmja britanike DailyMail.com, Kanye shihet në një shëtitje romantike me 35-vjeçaren Irina, në Provence, ku ata po qëndronin në një vilë luksoze në pronën disa hektarëshe të Villa La Coste.

Dyshja shokuese dhe shoqëruesit e tyre u panë të martën, që koinçidonte dhe me ditëlindjen e 44-rt të reperit.

Ironikisht, në të njëjtën ditë Kim Kardashan i bënte atij urimin në rrjetet sociale: “Gëzuar ditëlindjen! Të dua përjetë!”

Zhurmat për romancën e çiftit të ri dolën muajin e kaluar mes pretendimeve se Kanye kishte nisur të shoqërohej fshehtas me supermodelen ruse, e cila ka një fëmijë me aktorin Bradley Cooper.