Punonjësit e sigurisë në burgun e Fierit kanë sekuestruar rreth 20 celularë të markave të ndryshme, të cilët u tentuan të futeshin brenda ambienteve te burgut të fshehura nëpërmjet portave të mini-futbollit.
Kapja e telefonave celularë u arrit nga punonjësit e sigurisë të burgut të Fierit, të cilët gjatë kontrollit të imtësishëm, arritën të zbulonin se brenda portave të mini futbollit ishin fshehur telefona celularë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për ngjarjen.