Një performancë kërcimi ka lënë me gojë hapur jurinë e “Strictly Come Dancing”, pasi njëri prej konkurrentëve ka kapërcyer partneren e tij. “Greg Rutherford, i cili ka rrëmbyer medalje ari në Lojërat Olimpike dhe në kampionate botërore me aftësitë e tij mahnitëse për kërcim për së gjati, këtë të premte i ka çuditur të gjithë kur i kaloi sipër partneres së tij në kërcim, Natalie Lowe.

Performanca e tij e cila u vlerësua me 27 pikë, vjen vetëm pak kohë pasi ai “kërcënoi” se do të largohej nga shfaqja pasi mendonte se nuk ishte në nivelin e konkurrentëve të tjerë.