Një kaproll i ri është ndarë nga tufa e tij dhe i është bashkangjitur një tufe delesh, transmeton BBC

Bariu Endru Kapel është befasuar kur ka numëruar delet e veta dhe kur ka parë kaprollin e vogël në tufën e dhenëve të tij. 

Kaprolli tashmë dy javë , jeton, ushqehet dhe fle së bashku me 100 miqtë e tij të rinj dhe nuk trego se ka për qëllim të largohet.

Kapel përkujdeset për delet të cilat gjenden në pronat që i takojnë Fondit Nacional (Britani e Madhe) dhe që gjenden në një vend me histori të rëndësishme dhe me bukuri natyrore.

“Kam numëruar delet kur ka vërejtur kaprollin e vogël në tufë. Nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë se ka ndodhur diçka e tillë.  Mendojë se tufa e kaprojve është futur në livadhe, ka kapërcyer derën, dhe pastaj është kthyer prapa, ndërsa kaprolli i vogël nuk ka shkuar pas tyre. Duket se e ka pranuar tufën e deleve dhe ka mbetur me to, por edhe delet sillen mirë me atë. Ai momentalisht po kërkon vendin e tij në tufë dhe duket se ende është në fund të hierarkisë së tufës. 

Në fund të dimrit delet do kthehen parapa, në “shtëpinë” e tyre verore, por kaprolli nuk do të ketë mundësi të shkoi me to. 

“Shpresojmë që kaprolli sërish do t’i bashkohet tufës së kaprojve, nëse ata kalojnë këtejpari”, ka deklaruar zëdhënësja e Fondit Nacional.

Kliko për të parë Videon

http://www.youtube.com/watch?v=HqoZXkQ6bto&feature=player_embedded