Motorët me djegie të brendshme mund të vihen në lëvizje jo vetëm me karburantë të lëngshëm, por edhe me biokarburante ose me gaz. Biokarburantet prodhohen nga bimë të ndryshme si nga misri apo kallam sheqeri.

Biokarburantet konsiderohen si miqësore ndaj klimës: Kur digjen ato lëshojnë në mjedis atë sasi dioksidi karboni (CO2) që bimët kanë thithur gjatë rritjes së tyre. Megjithatë kjo llogari të mashtron, sepse për prodhimin intensiv industrial të biomasës, fermerët përdorin sasi të mëdha plehu azotik. Dhe për prodhimin e tij është e nevojshme nga ana tjetër shumë energji, e cila prodhohet kryesisht nga lëndët djegëse fosile.

Edhe një studim i ekipit ndërkombëtar të studiuesve nën drejtimin e Paul Crutzen në Institutin Max Planck për kimi në Mainz, thotë se biokarburantet mund të shkaktojë emisione më të dëmshme për klimën se sa lëndët djegëse fosile të pastra.

Biokarburantet prodhohen nga bimë të ndryshme, p.sh. nga misri, lulja e diellit apo kallami i sheqerit. Por për prodhimin e biokarburanteve nevojiten impiante të mëdha industriale. Kështu për motorët e makinave me benzinë nevojitet bioetanol. Ky përgatitet në mënyrë të ngjashme me alkoolin: kallam sheqeri ose panxhari lihen të fermentohen dhe pastaj distilohen.

Në shumë shtete ky etanol përzihet me benzinën. Në Gjermani gjendet në treg që nga viti 2008 benzina e përzier "E10 Super". Kjo përmban 10 për qind etanol. Në disa vende të Amerikës Latine benzinës i shtojnë rregullisht 20 qind bioetanol.

Algat dhe druri si lëndë e parë

Si material fillestar për shumicën e biokarburanteve janë gjithashtu të përshtatshme edhe algat, të cilat formojnë nga vetë natyra e tyre vajra. Avantazhi i madh: Kur algat i kultivon në kontejnerë të mëdhej, është e nevojshme më pak se një të dhjeta e sipërfaqes, që nevojitet për shembull për misrin.

Në këtë mënyrë algat nuk i bëjnë konkurrencë të fortë tokës që përdoret për kultivimin e bimëve ushqimore. Po ashtu për shkak se disa prej algave kanë një përmbajtje shumë të lartë vaji, ato janë të përshtatshme edhe për prodhimin e bio-benzolit për avionë. Megjithatë deri sot bio-benzoli prodhohet nga vaji i palmave ose i arrës Jatropha.

Shkencëtarët janë duke punuar edhe për metoda për prodhimin e etanolit nga druri ose kashta, pra nga mbetje bimore që përmbajnë shumë celulozë. Problemi: për këtë nevojiten enzima të veçanta për transformimin e fibrave drunore në sheqerna, që janë më të lehtë për t'u fermentuar. Deri tani teknologji të tilla nuk janë ende gati për tregun.

Makina me gaz

Motorët me djegie të brendshme mund të vihen në lëvizje jo vetëm me karburantë të lëngshëm, por edhe me gaz. Në shumë vende sot ka automjete që përdorin gazin. Sidomos shoqëritë e transportit urban i parapëlqejnë autobusët me gaz, sepse ky është më i lirë se benzina apo nafta. Po ashtu gaz është në djegie edhe më i pastër sesa nafta, sepse shkakton shumë pak grimca bloze – dhe për këtë arsye nuk ka pluhur. Automjetet me gaz natyror janë ideale për qytetet me ngarkesë të lartë smogu.

Gazi natyror nuk duhet të jetë patjetër me origjinë fosile. Gaz mund të fitohet edhe nga biomasa. Pra nga kalbja e mbeturinave të mishit, nga plehut, fekalet apo mbetje bimore çlirohet gaz natyror. Ky ka një përmbajtje të lartë metani. Në depotet e plehrave mund të prodhohet kështu për dekada biogaz, sepse aty bakterjet ndikojnë në shpërbërjen e komponentëvë organikë të mbeturinave.