7 maj 2015 – “Unë e dua Durrësin”. Kjo është fraza që kryebashkiaku aktual Vangjush Dako mban në këllëfin e celularit të tij. Socialisti Dako po kërkon mandatin e tretë për të drejtuar Durrësin, përballë demokrates Grida Duma.
Ditët e fundit janë shtuar përurimet e investimeve të kryera nga bashkia. Mes tyre dhe shatërvani në qendër të qytetit, (në foto). Durrsakët e kanë pritur me entuziazëm këtë risi, ndërsa të tjerë flasin me nostalgji për shatërvanin e vjetër, të larguar po nga bashkia muaj më parë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”