Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë pritet të mbahet sot për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor seanca për shqyrtimin e kërkesë padisë së Partisë Demokratike – Aleancës për Shqipërinë Madhështore për votat e Greqisë.

Koalicioni PD – ASHM kërkon shfuqizimin e vendimit të KAS, që në 13 maj pranoi ankesën e PS-së dhe shpalli të pavlefshëm vendimit e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga relatori i çështjes Enkel Peza dhe anëtarët Rexhep Bekteshi, Entela Shedula, Ornela Naqellari dhe Lutfije Celami.