Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar të shtunën nga Sudani I cili që nga 15 prilli është përfshirë në konfliktin e armatosur.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme in formojnë se evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën ata shprehim mirënjohjentë sinqertë.

Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin Xheda të Arabisë Saudite.

“Ambasada jonë në Abu Dabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët nga 96 vende të botës, duke përfshirë Europën, ShBA-në dhe nga rajoni ynë, përveç Maqedonisë së Veriut, janë edhe Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina”.

Ministria e Punëve të Jashtme monitoron me kujdes zhvillimin e situatës në Sudan dhe është në komunikim me vendet që kanë përfaqësitë e tyre diplomatike konsullore në vend. MPJ I bën apel qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Sudanit që ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme./shenja