Njerëzit kanë prodhuar dhe pirë kefir për mijëra vite. Sipas të dhënave për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike. Kefiri është një produkt bulmeti i ngjashëm me kosin dhe ajkën e qumështit. Kjo pije përgatitet me anë të farave të kefirit, struktura qelizore të baktereve dhe tharmit që fermentojnë qumështin.

Vlerat e kefirit janë të pafundme. Për rrjedhojë mjekë të ndryshëm e kanë renditur kefirin në listën e produkteve më të mira të bulmetit bashkë me kosin. Sipas të dhënave ky lëng është shumë i pasur me probiotikë, baktere të mira që mbajnë të shëndetshëm stomakun dhe zorrët. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

Cila është enzima në kefir që lufton bakteret?
Kefiri njihet për përfitimet e shumta shëndetësore, të cilat përfshijnë uljen e kolesterolit, efektin antioksidues dhe gjithashtu vetitë antimikrobike. Megjithatë shkencëtarët nuk ishin ende të sigurt saktësisht se si kefiri frenon rritjen e baktereve që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Studiuesit në Universitetin Ben-Gurion të Negev, Izrael, zbuluan se një lloj enzime në kefir, i quajtur Kluyveromyces marxianus sekreton një molekulë që prish komunikimin midis baktereve. Kjo molekulë quhet acetat triptofoli dhe kjo është hera e parë që studiuesit zbulojnë një enzimë që e prodhon atë. Në kulturat laboratorike, studiuesit zbuluan se acetati i triptofolit kishte një efekt frenues në rrugët e komunikimint midis disa baktereve që shkaktojnë sëmundje. Disa nga bakteret e testuara ishin:-Pseudomonas aeruginosa, e cila shkakton pneumoni kur infekton mushkëritë
-S.enterica, e cila është përgjegjëse për helmimin nga ushqimi.
-Stafilokoku aureus, i cili mund të shkaktojë infeksione që mund kërcënojnë jetën.
-V.kolera, e cila shkakton kolerën.

“Ky është demonstrimi i parë që virulenca e baktereve patogjene njerëzore mund të zbutet nga molekulat e sekretuara në produktet e qumështit probiotik, të tilla si kosi ose kefiri,” thotë autori i studimit Prof. Raz Jelinek. Shkencëtarët u përqendruan veçanërisht në efektin e acetatit të triptofolit në V. kolera.

Ata zbuluan se substanca bllokonte rrugët e komunikimit në këtë baktere dhe ulte virulencën e saj. Studiuesit shprehen se kjo lloj ndërhyrje në komunikimin bakterial mund të jetë e zakonshme në mjedise komplekse ku mikroorganizma të ndryshëm jetojnë së bashku, të tilla si në ushqimin probiotik ose në zorrë./AgroWeb